Komuna e Prishtinës nuk lejon mbajtjen e BeerFest sonte e nesër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës nuk lejon mbajtjen e BeerFest sonte e nesër

    Insajderi
    30 July 2016 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar të shtunën se ka revokuar lejen e BeerFest-it për sot e nesër.

    “Ky vendim jo i lehtë merret pas takimeve me organizatorët, policinë dhe drejtoritë përkatëse”, ka thënë Ahmeti.

    Vendimi për ndalimin e mbajtjes së BeerFest-it në Prishtinë vjen si pasojë e lëndimit së një 15-vjeçari i cili së bashku me të mbledhurit e tjerë në sheshin Zahir Pajaziti filluan të largohen duke vrapuar pasi një person shtiu me armë zjarri.

    Ahmeti ka thënë se e gjitha ka ndodhur për shkak të numri të madh të njerëzve “që ka tejkaluar të gjitha kapaciteter organizative dhe ka shfaqur disa probleme substanciale.”

    “Kryesoret kanë qenë mungesa e kapacitetit për të garantuar sigurinë nga ana e organizatorëve për shkak te numrit të madh të njerëzve dhe prania e madhe e minorenëve (nën 18 vjeç) në shesh”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark