Emergjenca jep detaje për gjendjen e pacientëve të pranuar nga “BeerFest” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Emergjenca jep detaje për gjendjen e pacientëve të pranuar nga “BeerFest”

    Insajderi
    30 July 2016 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga raporti i Klinikës Emergjente në QKUK, rezulton se nuk ka pasur asnjë të lënduar me armë zjarri që ka kërkuar ndihmën mjekësore në QKUK, nga festivali i birrës – BeerFest.

    Në raportin e Emergjencës thuhet se, dy persona kanë pasur plagë shpuese si pasojë e rënies në xhama gjatë ikjes. Ndërs thuhet se nuk ka pasur asnjë person të hospitalizuar, pra janë trajtuar dhe janë lëshuar në shtëpi, raporton lajmi.net, transmeton Insajderi.

    “Shumica e personave të trajtuar kanë qenë me lëndime si ndrydhje, panikë atak, stres, tension”.

    “Në Klinikën Emergjente kanë kërkuar ndihmë 51 pacientë, prej tyre 2 kanë qenë me plagë prerëse një në regjionin femoral dhe një në regjionin antebral, 1 me frakturë të klavikulles dhe 1 me luxacion h/s”.

    “Nga Spitali i Gjakovës në ora 4.00, të mëngjesit është dërguar me autoambulancë nje i lënduar me armë zjarri, por sipas të dhënave ai nuk ka lidhje me rastin e Beerfest”, bëhet e ditur nga kjo klinikë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark