
Në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë një shtyllë elektrike është rrëzuar në oborrin e një shtëpie, e ka mbetur ashtu prej më shumë se dy orësh, njofton Insajderi.
Kështu shkruan një qytetar i lagjes së njohur si “Vranjevci”, sipas të cilit kjo shtyllë elektrike po qëndron aty prej më shumë se dy orësh dhe askush nga kompania e KEDS-it nuk ka marrë asnjë veprim, pavarësisht gjendjes dhe rrezikshmërië së lartë që paraqet një situatë e tillë.
Shtylla elektrike u rrëzua pas reshjeve të shiut dhe erërave të forta që mbretëruan sot në Prishtinë, raporton Insajderi.
Përpos këtij incidenti, në Prishtinë janë bërë vështirë të qarkullueshme disa rrugë brenda vendbanimit. /Insajderi.com