Veseli priti ambasadorin italian Piero Cristoforo Sardi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli priti ambasadorin italian Piero Cristoforo Sardi

    Insajderi
    02 August 2016 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ambasadorin e sapoemëruar të Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, të cilin e uroi për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në angazhimin e tij diplomatik.

    Kryetari Veseli çmoi lart kontributin e Italisë në zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës, ndërsa shfaqi besimin se bashkëpunimi dhe përkrahja italiane ndaj vendit tonë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

    Kryetari i Kuvendit theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve mike në shumë segmente me interes reciprok, ndërsa potencoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të vazhduar angazhimet në arritjen e aspiratave integruese euro-atlantike dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit, njofton zyra për media e Kuvendit.

    Ambasadori italian, Piero Cristoforo Sardi, nga ana e tij, shprehu kënaqësinë që do të drejtojë misionin diplomatik të Italisë në Kosovë, duke shfaqur shpresën që bashkëpunimi i konsoliduar midis Romës dhe Prishtinës zyrtare, do të forcohet dhe zgjerohet edhe më tej.

    Ai konfirmoi vazhdimin e përkrahjes së shtetit italian për Kosovën, si në aspekte të zhvillimit të brendshëm, ashtu edhe në integrimet euroatlantike./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark