Thaçi tregon se ka takuar Veselin dhe Mustafën – qytetarët e pyesin nëse kanë folur për përgjimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi tregon se ka takuar Veselin dhe Mustafën – qytetarët e pyesin nëse kanë folur për përgjimet

    Insajderi
    02 August 2016 - 18:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë kaluar tashmë 24 orë që kur Insajderi publikoi paralajmërimin e botimit të një seri shkrimesh “Dosja e Shefave” bazuar në disa biseda telefonike të përgjuara nëpërmjet të cilave hidhet dritë mbi funksionimin e shtetit të korruptuar në Kosovë, që kur një nga protagonistët kryesor të këtyre përgjimeve, ish-kryeministri, presidenti Hashim Thaçi është përballur me shumë qytetarë të cilët po e pyesin për këtë skandal.

    Kjo i kishte ndodhur edhe të hënën kur ai shkroi në profilin e tij në Facebook, një qëndrim për demarkacionin.

    Stafi që kujdeset për profilin e presidentit në Facebook, u kujdesen dje që të fshinin disa prej komenteve që e pyesin Thaçin për përgjimet, por numri i qytetarëve që vazhdojnë ta pyesin atë për këtë çështje, është shtuar edhe sot, kur presidenti shkroi në Facebook që ka takuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

    hasha1 hasha2 hasha3

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark