Hasani për përgjimet: Nijazi Kryeziu ka treguar karakterin e vet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hasani për përgjimet: Nijazi Kryeziu ka treguar karakterin e vet

    Insajderi
    03 August 2016 - 09:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Bujar Hasanit, emri i të cilit është lakuar nga Nijazi Kryeziu Sekretar i PDK-së në Prizren, në përgjimet me Adem Grabovcin që Insajderi ka paralajmëruar se do t`i publikoj, atij nuk i kanë bërë përshtypje. Hasani thotë se nuk dëshiron të merret me fyrjet që merr nga Kryeziu.

    “ Nuk po më interson kjo punë hiq. Secili njeri e ka karakterin e vet.Ai e ka treguar karakterin e vet”, tha shkurt Hasani për “PrizrenPress”.

    Në audio përgjimet, që Gazeta Insajderi ka paralajmëruar se do t`i publikoj dëgjohet Njazi Kryeziu duke e ofenduar rëndë Bujar Hasanin.

    “Bujar Hasani… Ja q***ha Nanen Naitit, se Bujar Hasani është drejtor i LDK’së…”, thotë ai në një moment të bisedës me Grabovcin.

    “Le ta q* nanën Naiti, bashkë më të”, vazhdon ofendonim, i njëjti, ndaj Hasanit.

    Insajderi ka siguruar mbi njëmijë biseda të përgjuara telefonike të nxjerra me vendim gjykate të Adem Grabovcit, gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2011. Ishte hetuar nga EULEX-i.

    Mirëpo Insajderi ka përzgjedhur përgjimet që lidhen me veprimet politike, ndërhyrjet në punën e Kuvendit dhe deputetëve, ndikimin ndërkombëtar mbi PDK-në dhe Hashim Thaçin dhe votimin me çdo kusht të dy ligjeve të kontestueshme atë kohë: atë për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Ligjit për Hoqën e Madhe të Rahovecit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark