Veseli: Debati është mënyra se si duhet të bisedojmë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Debati është mënyra se si duhet të bisedojmë

    Insajderi
    03 August 2016 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka nisur debati mes të dyja grupeve të ekspertëve për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

    Në fjalën e hapjes së kësaj tryeze, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se “kjo ditë është e veçantë për të gjithë qytetarët tanë, duke kaluar një vit që nuk ka qenë i lehtë”.

    “Kjo është mënyra se si duhet të bisedojmë dhe flasim edhe nëse nuk pajtohemi. Krejt këtë punë duhet ta bëjmë për të gjithë dhe më së paku për interesat tona politike”, ka thënë Veseli.

    “Kjo është një mundësi shumë e mirë që gjatë krejt kësaj kohe, të ballafaqohen argumentet dhe të dërgojmë një mesazh që ne jemi një demokraci e zhvilluar. Ai ka thënë se përmes këtij debati duhet të tregojmë sesa është me rëndësi për Republikën e Kosovës çështja e fqinjësisë me shtetet tjera”, ka thënë ndër tjera kreu i Kuvendit, Kadri Veseli./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark