Thaçi: Pas debatit, Qeveria ta procedojë demarkacionin për ratifikim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Pas debatit, Qeveria ta procedojë demarkacionin për ratifikim

    Insajderi
    03 August 2016 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova nuk ka humbur asnjë centimetër territor. Komisioni shtetëror, sipas tij, ka bërë demarkacionin me Malin e Zi e ka shënjuar vijën kufitare dhe nuk e ka rishkruar historinë

    “Komisioni është konsultuar edhe me partneret. Ne iu besojmë hartave të NATO-s. Shënjimi i vijës kufitare ka marrë mbështetjen e të gjitha vendeve që e kane njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

    “Ta keni parasysh që sot këtu nuk është në pyetje vetëm demarkacioni me Malin e Zi, por edhe të tregohet pjekuria politike. Nuk duhet të nisemi nga interesat politike apo partiake”, ka shtuar ai.

    Ai ka thënë se, si lider politikë kanë obligim të tregojnë se në marrjen e vendimeve të nisen nga interesi i përgjithshëm.

    “Natyrisht se pas mbylljes së këtij debati, Qeveria duhet të procedojë për ratifikim këtë marrëveshje në mënyrë që ta përmbyllë edhe këtë marrëveshje”, ka thënë në fund presidenti Thaçi./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark