VV nuk e lajmëron Policinë për protestë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV nuk e lajmëron Policinë për protestë

    Insajderi
    04 August 2016 - 09:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Protesta e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër Demarkacionit i cili u miratua nga Qeveria për në Kuvend,  nuk është lajmëruar fillimisht në Policinë e Kosovës.

    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës Florie Ahmeti e ka konfirmuar se ky subjekt politike nuk ka marrë lejë për tubimin e thirrur për sot në ora 10:00 para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

    “Në Policinë e Kosovës, nuk është paralajmëruar protesta”, tha Ahmeti për Express.

    Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media duke u bërë thirrje qytetarve për proteste, theksuan se është momenti vendimtar të mbrohet Republika nga kriminelët dhe zaptuesit.

    “Demarkacioni nuk do të kalojë. Qeveria e Kosovës po e provokon situatën. Nëse nuk tërhiqet Qeveria, gjendja do të dal jashtë kontrollit dhe rezistenca do të jetë edhe më e ashpër se kurdoherë”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark