Mustafa e quan akt ndaj pavarësisë sulmin në ndërtesën e Kuvendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa e quan akt ndaj pavarësisë sulmin në ndërtesën e Kuvendit

    Insajderi
    05 August 2016 - 08:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm ndaj objektit të  Kuvendit të Kosovës, nga ku u shkaktuan disa dëme materiale.

    Këtë sulmin mbi ndërtesën e Kuvendit, Mustafa e ka cilësuar akt ndaj pavarësisë.

    “Kuvendi është organi më i lartë legjislativ, simbol i rregullimit tonë shtetëror dhe demokratik. Askujt nuk i lejohet të terrorizojë institucionet e shtetit tonë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

    Kryeministri  fton organët e rendit që të punojnë në zbardhjen e këtij rasti të “dëmshëm dhe tepër të shëmtuar”.

    “Kryerësit e kësaj vepre duhet të dalin para drejtësisë”, tha Mustafa. /Insajderi.com

    kuvendi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark