Mbahet protesta kundër ndërhyrjes së klaneve në institucione - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbahet protesta kundër ndërhyrjes së klaneve në institucione

    Insajderi
    05 August 2016 - 19:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa qindra persona i janë përgjigjur ftesës për protestë në Prishtinë kundër korrupsionit dhe ndikimit të klaneve në institucione të shtetit.

    Protesta është thirrur nga një grup qytetarësh pasi që Gazeta Online Insajderi ka filluar publikimin e një serie telefonatash të përgjuara të zyrtarëve të lartë të PDK-së – përfshirë këtu edhe kryetarin aktual Kadri Veseli dhe ish-kryetarin Hashim Thaçi, aktualisht president i vendit – përmes të cilave dëshmohet se si kjo parti shtrinë ndikimin e vet në institucionet publike të vendit përmes punësimeve të njerëzve të afërt me ta.

    Protestuesit e mbledhur fillimisht tek sheshi Zahir Pajaziti kanë marshuar drejt Qeverisë së Kosovës dhe Presidencës, ku kanë dëgjuar për rreth 10 minuta përgjimet e publikuara deri më tani. Bisedat e lëshuara me zë të lartë janë pritur disa herë me fishkëllima e brohoritje nga protestuesit.

    Imer Mushkolaj, një nga organizatorët e protestës, ka thënë se edhe deri më tani qytetarët e kanë ditur se si funksionin shteti nën drejtimin e strukturave të tanishme qeverisëse, porse me përgjimet ata kanë dëshmi të qarta për një gjë të tillë.

    Ai ka thënë se do të vazhdohet në mënyrë konsistente me protesta “dhe presim që edhe më shumë qytetarë të na bashkohen për të luftuar këtë strukturë kriminale.

    Në të kundërtën, sipas tij, “ky vend ka marrë fund.”/Insajderi.com

     

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark