Haki Rugova kërkon të mos fokusohet e gjithë vëmendja tek përgjimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Rugova kërkon të mos fokusohet e gjithë vëmendja tek përgjimet

    Insajderi
    06 August 2016 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka thënë se nuk është mirë që i gjithë debati i kohëve të fundit të fokusohet tek përgjimet e zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës të publikuara në Insajderi.

    Për më tepër, Rugova, partia e të cilit është në koalicion me PDK-në, ka thënë se “nuk është në rregull me u marrë me përgjime e turlifar fjalësh”.

    I pyetur për qëndrimin e tij lidhur me përgjimet, ai ka thënë se ato i ka dëgjuar e gjithë Kosova andaj “çfarë qëndrimi mundem me pas unë”, njofton Gazeta Express.

    Që nga fillimi i kësaj jave, Gazeta Online Insajderi ka filluar publikimin e një serie telefonatash të përgjuara të zyrtarëve të lartë të PDK-së – përfshirë këtu edhe kryetarin aktual Kadri Veseli dhe ish-kryetarin Hashim Thaçi, aktualisht president i vendit – përmes të cilave dëshmohet se si kjo parti shtrinë ndikimin e vet në institucionet publike të vendit përmes punësimeve të njerëzve të afërt me ta./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark