Arrestohet shtetasi i Shqipërisë për plagosje në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet shtetasi i Shqipërisë për plagosje në Prizren

    Insajderi
    06 August 2016 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë  për plagosje të rëndë në komunë e Prizrenit.

    Sipas policisë i dyshuari pas një mosmarrëveshje me viktimën femër në një lokal në Prizren e ka qëlluar duke e lënë atë të plagosur. Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën klinike Universitare të Kosovës, për shkak të lëndimeve të rënda trupore, njofton Insajderi.

    Policia bënë të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar një karikator, dy fishek dhe një gëzhojë e kalibrit 7.62mm.

    Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark