Ymeri: Përgjimet e reja e dëshmojnë sa preokupohen drejtuesit e shtetit me sigurinë e vendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri: Përgjimet e reja e dëshmojnë sa preokupohen drejtuesit e shtetit me sigurinë e vendit

    Insajderi
    06 August 2016 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, ka shprehur shqetësimin për sigurinë në vend, si në veri të Ibrit, te kufijtë e Kosovës, apo edhe në ndërtesën e Kuvendit, pas siç ka thënë ai Këshillin e Sigurisë nuk ka se kush ta mbledhë.

    “Mbase, pikërisht ata që duhet dhe munden nuk duan! Afera Pronto 2 me epizodat e saj po na e dëshmon se me çfarë lloji të sigurisë është i preokupuar ky regjim: duan siguri për kapjen e shtetit, jo siguri për popullin dhe territorin e shtetit”, deklaron Ymeri.

    Ymeri përmes një statusi në Facebook, shkruan se dëshmi për mos shqetësimin për sigurinë në vend e pat përmendur edhe raporti i Progresit të Komisionit Evropian nga viti i kaluar.

    “Aty thuhej: “Këshilli i Sigurimit i Kosovës, i cili duhet të ketë rol këshillues në të gjitha çështjet e sigurisë, nuk mban mbledhje të rregullta sipas mandatit të tij””, shkruan ai. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark