Deputetja e VV-së u bënë thirrje qytetarëve ta “largojnë” kryeministrin Mustafa - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e VV-së u bënë thirrje qytetarëve ta “largojnë” kryeministrin Mustafa

    Insajderi
    06 August 2016 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, kërkon që qytetarët e Kosovës të “mos e tolerojnë më gjatë” kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, i cili sipas Haxhiut, nuk përfaqëson interesat e qytetarëve të Kosovës.

    Sipas saj, kauza e opozitës në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi nuk është kauzë e rrejshme, siç e ka cilësuar Mustafa sot në një intervistë për REL, duke potencuar se janë mbi 200 mijë nënshkrime të qytetarëve; janë rreth 100 mijë njerëz që kanë kundërshtuar këtë marrëveshje nëpër sheshet e Prishtinës, dhe sipas saj, e njëjta është kundërshtuar edhe nga profesorët dhe ekspertet më të mirë nga Kosova e Shqipëria.

    “Qytetarët nuk e meritojnë një njëri si ky andaj angazhimi jonë për heqjen e tij duhet rritur. Unë i thërras qytetarët që të jenë të vëmendshëm ditëve në vijim dhe të mos e tolerojnë një njëri që po e rrezikon të ardhmen e Republikës dhe fëmijëve tanë”, ka theksuar Haxhiu.

    Kryeminstri Mustafa në anën e tij, vazhdon të mbrojë Demarkacionin me Malin e zi duke thënë se Kosova nuk humbë asgjë me demaskimin aktual të kufirit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark