
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse partia e tij nuk del fituese në zgjedhje, atëherë do të bashkëqeveriste edhe me dy partitë që aktualisht janë në pozitë, PDK-në dhe LDK-në.
Ai ka thënë se partia e tij nuk i ka vendosur vijë të kuqe asnjë partie politike për të bërë koalicion pas zgjedhor nëse dalin fitues të zgjedhjeve nacionale.
“Po punojmë që t’i fitojmë zgjedhjet AAK-NISMA. Nëse nuk i fitojmë zgjedhjet nuk do të vendosim vija të kuqe për asnjë parti”, ka thënë Haradinaj për transmetuesin publik.
Haradinaj gjithashtu ka theksuar se janë të hapur edhe për figura tjera politike dhe qytetarë të Kosovës për t’u bërë bashkë në rrugën e fitores. /Insajderi.com