Nesër vazhdojnë protestat e shoqërisë civile kundër korrupsionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër vazhdojnë protestat e shoqërisë civile kundër korrupsionit

    Insajderi
    07 August 2016 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetarë të prekur pas publikimit të përgjimeve telefonike midis krerëve të PDK-së, njëherësh zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, të publikuara nga gazeta Insajderi, kanë thirrur për nesër protestë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    Shoqëria civile, nëpërmjet facebook-ut, ka njoftuar se protestat do të vazhdojnë prej të hënës, me fillim në ora 19:00, me të njëjtin format, me marsh që fillon nga sheshi “Zahir Pajaziti”, deri te Teatri Kombëtar.

    Organizatorët kanë ftuar qytetarët të mos kenë frikë ta ngritin zërin kundër padrejtësive, gënjeshtrave, dhe lakmisë së pushtetarëve #PRONTO.

    “Ftojmë po ashtu qytetarët anembanë Kosovës të krijojnë grupe të pavarura dhe të organizohen nëpër vendbanimet e tyre paralelisht me ne në Prishtinë”, thuhet në postimin e tyre në facebook./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark