Demarkacioni këtë javë do të jetë para deputetëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Demarkacioni këtë javë do të jetë para deputetëve

    Insajderi
    08 August 2016 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këtë javë pritet që Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin mes Kosovës e Malit të Zi të dalë për shqyrtim në seancë plenare, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës dhe një grupi të ekspertëve.

    Kuvendi i Kosovës, pavarësisht kundërshtimeve të mëdha dhe tensionimit të situatës, do ta hedhë në shqyrtim Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi në një seancë plenare, e cila pritet të mbahet këtë javë. Pozita është e vendosur që të ratifikojë këtë Marrëveshje, derisa opozita bën thirrje për refuzimin e saj, përndryshe do të tensionohet situata.

    Tashmë, materiali rreth këtij Projektligji u është shpërndarë deputetëve dhe vetëm pritet shqyrtimi i tij, në njërën nga seancat që do të vendosë Kryesia e Kuvendit. Të enjten, Kuvendi u gjuajt me armë antitank, ndonëse zyrtarisht ende nuk është bërë e ditur nëse ky sulm ndaj institucionit më të lartë ligjvënës e përfaqësues ka të bëjë me demarkacionin me Malin e Zi, shkruan Zëri.

    Por, pavarësisht këtij akti dhe kundërshtimit të madh që partitë opozitare po i bëjnë Marrëveshjes për Demarkacionin, partitë në pushtet thonë se duhet t’i kryejnë detyrat e shtëpisë. Nënkryetari i Kuvendit nga PDK-ja, Xhavit Haliti, ka thënë për “Zërin” se ata e kanë obligim që çështjet që i dërgon Qeveria t’i qesin në rend dite.


    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    09 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark