Parashkruhet lënda e priftit britanik që jeton në Kosovë i akuzuar për pedofili - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashkruhet lënda e priftit britanik që jeton në Kosovë i akuzuar për pedofili

    Insajderi
    08 August 2016 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Pejë ka refuzuar kërkesën për ekstradim të priftit britanik Laurence Soper i njohur ndryshe edhe si Andrew, i akuzuar për pedofili.

    Kjo është bërë me arsyetimin se “për veprat për të cilat dyshohet i pandehuri ka arritur afati i parashkrimit”.

    “Gjykata e Apelit në Prishtine sipas ankesës se Prokurorisë Themelore ne Pejë , me aktvendimin PN.nr. 467/2016 te dt. 29.06.2016 e ka anuluar aktvendimin e kësaj gjykate me rekomandimin e specifikimit të cilësimit juridik të të gjitha veprave të supozuara veç e veç nga kërkesa e shtetit kërkues , me te gjitha specifikat e saj duke i cilësuar sipas të gjitha ligjeve në fuqi që nga koha e kryerjes e deri te Kodi Penal i Kosovës në fuqi dhe duke përllogaritur afatet ligjore të parashkrimit për secilin vepër veç e veç dhe secilit ligj vendor, duke marrë parasysh fillimi i parashkrimit të tyre sipas nenit 107 par. 2 të KPK-së, pasi që i mituri të ketë mbushur moshën madhore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

    “Gjykata menjëherë ka vepruar sipas rekomandimeve te Gjykatës se Apelit dhe kërkoi nga shteti kërkues plotësimin e kërkesës me të dhënat plotësuese lidhur me elementet e veprave penale”, thuhet në njoftim.

    “Nuk i lejohet ekstradimi ngase për veprat për te cilat dyshohet i pandehuri ka arritur afati i parashkrimit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

    Pikërisht për rastin priftit britanik, kohë më parë pati raportuar Gazeta Insajderi, se ai prej mbi 10 vjet jetonte në Pejë dhe askush nuk e dinte saktësisht me çka është marrë pasi ka qenë i ndrojtur.

    Masa e paraburgimit për të pandehurin gjykata në kuptim të nenit 21 të Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar ka vendosur me aktvendim të veçantë deri në plotfuqishmërinë e këtij aktvendimi.

    Kundër këtij vendimi palët në afatin prej tri ditësh nga dita e marrjes së vendimit kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit në Prishtinë./Insajderi.com


    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    09 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark