
Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës ka publikuar sot Raportin Ex Officio me rekomandime përkitazi me mungesën e qasjes në ndërtesën e gjykatës në pjesën veriore të Mitrovicës, respektivisht mohimit të së drejtës për qasje në drejtësi.
Qëllimi i këtij raporti është të tërheqë vëmendjen e autoriteteve përgjegjëse nëse gjykata në pjesën veriore të Mitrovicës siguron qasje në drejtësi dhe nëse kjo qasje është në pajtim me standardin e trajtimit të barabartë të qytetarëve para Kushtetutës, dhe synon të tërheqë vëmendjen e institucioneve kompetente për pasojat negative nga moszbatimi i ligjit, shkeljet e të drejtave themelore të njeriut lidhur me qasjen në drejtësi dhe të rekomandojë zgjidhje të mundshme.
Raporti sqaron se bllokimi i lëndëve në pjesën veriore dhe mosfunksionimi i plotë i sistemit gjyqësor në Mitrovicë për më shumë se tetë vite paraqet shkelje serioze të drejtave të njeriut të garantuara me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ky raport fokusohet në të drejtën për qasje në drejtësi – e drejtë kjo fundamentale dhe gjithashtu mjet fuqizues dhe mundësues i realizimit të të drejtave të tjera.
Duke i pasur parasysh elementet të cilat e karakterizojnë të drejtën për qasje në drejtësi – e cila kërkohet përmes gjykatave, mund të konsiderohet se në rastin e Gjykatës së Mitrovicës është shkelur kjo e drejtë në përgjithësi dhe në veçanti: 1) Mohimi i qasjes në informata; 2) Qasja në vendime gjyqësorë dhe 3) Mosgatishmëria e gjykatës me juridiksion për të vepruar.
E drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut detyron shtetet të garantojnë të drejtën e çdo individi për të pasur qasje në gjykatë – ose për të marrë mbrojtje gjyqësore lidhur me çështje penale, civile, administrative apo qoftë edhe për të konstatuar se të drejtat e individit janë shkelur. Duke ditur që mbi 2700 lëndë civile dhe mbi 1500 lëndë penale kanë mbetur të pa proceduara, konsiderohet se jo vetëm që ka diskriminim të një pjesë të qytetarëve të Kosovës (komunat veriore), por kjo paraqet edhe një rëndesë dhe humbje të kredibilitetit dhe besueshmërisë në sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës.
Së këndejmi, Avokati i Popullit konstaton se shtetasve të Republikës së Kosovës në përgjithësi dhe banorëve të asaj pjese të vendit që bie në kompetencë territoriale të Gjykatës Themelore në Mitrovicë u është penguar vazhdimisht e drejta për qasje në drejtësi, që nga 20 shkurti 2008 e deri më sot. Ky mohim për qasje në Gjykatën në pjesën veriore të Mitrovicës/Insajderi.com