
Të martën në mëngjes Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme do të diskutojë Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Po të martën pritet që të mblidhet edhe kryesia e Kuvendit të Kosovës për të caktuar ditën e mbajtjes së seancës plenare për ratifikim të Demarkacionit.
Burime ndërkombëtare të Klan Kosovës kanë bërë të ditur se seanca do të caktohet të enjten ose të premten e kësaj jave.
Qeveria e Kosovës e procedoi për në Kuvend Demarkacionin javën e kaluar dhe deputetët tash e një javë kanë pasur kohë për të shqyrtuar materialin e marrëveshjes mes dy vendeve për shënjimin e kufirit.
Javën e kaluar u zhvillua edhe debati maratonik mes ekspertëve dhe opozitës kundër kësaj forme të Demarkacionit dhe Komisionit Shtetërorë për Demarkacionin.