
Projektligji për ratifikimin e vizës kufitare me Malin e Zi gjatë ditës pritet që të shqyrtohet nëpër komisionet e Kuvendit të Kosovës.
Pas shqyrtimit nga Komisionin për Punëve të Jashtme ky projektligj mbetet në dorë kryesisë së Kuvendit të Kosovës ta caktojë datën e seancës për shqyrtimin e demarkacionit.
Përkundër kundërshtimeve të forta të partive opozitare dhe qytetarëve të zonës kufitare me Malin e Zi, pas debatit të mbajtur me 3 gusht nga ekspertet dhe komisioni shtetërorë për çështjen e demarkacionit, qeveria e Kosovës e miratoi marrëveshjen e demarkacionit duke i hapur rrugë kuvendit për fjalën përfundimtare.
Opozita ka paralajmëruar se do ta parandalojë miratimin e këtij projektligji brenda Kuvendit. /Insajderi.com