Tahiri: Heqja e barrikadës, nismë për zhbllokim të dialogut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Heqja e barrikadës, nismë për zhbllokim të dialogut

    Insajderi
    09 August 2016 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka bërë me dije se në takimin e fundit në Bruksel, Bashkimi Evropian është shprehur i vendosur që më 14 gusht të fillojë revitalizimi dhe heqja e barrikadës nga ura e lumit Ibër.

    Në një prononcim për “Epokën e re”, Tahiri tha se me këtë veprim do të fillojë zhbllokimi i procesit të dialogut në mes të dy shteteve, të cilin e ka penguar Serbia prej kohësh.

    Ajo nuk ka dashur të ndërlidhë këtë proces me çështjen  e konfirmimit të vijës administrative në mes të dy komunave të Mitrovicës.

    Kjo e fundit, sipas Tahirit, është çështje e brendshme e Kosovës dhe për të nuk do të diskutohet në Bruksel.

    Ajo ka treguar se, sipas ligjeve të Kosovës, vija administrative midis dy komunave të Mitrovicës është mbi lumin Ibër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark