
Drejtoria e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës ka ndërmarr aksion për lirimin e dy hapësirave publike që ishin uzurpuar nga kompani private.
Në rrugën “Nazim Gafurri”, inspeksioni ka rrënuar një shtresë të objektit që një lokal, e cila ishte shtuar pa pasur leje paraprake. Ndërsa rasti tjetër ka të bëjë me shtrimini e asfaltit në një hapsirë gjelbëruese pa poseduar leje nga organet kompetente.
“Në të dy rastet, Inspektorët e Rendit Komunal kanë urdhëruar paraprakisht palët që t’i heqin të gjitha shtesat pa leje. Meqë një gjë e tillë nuk ka ndodhur, Drejtoria e Inspekcionit është detyruar që të intervenojë, duke e rrënuar kështu shtesën pa leje në objekt, si dhe duke liruar hapësirë publike për gjelbërim”, njofton komuna e Prishtinës. /Insajderi.com