SH.B 17 vjeçar nga fshati Kovaqec i Kaçanikut ka humbur jetën, pasi gjatë kohës sa po bënte dush e kishte zënë rryma.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
“Një djalë rreth 17 vjeçar është goditur nga rryma dhe është dërguar pa shenja jete në Emergjencë. Mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij, kurse trupi është dërguar për obduksion”, ka thënë Gashi.
Ai ka bërë të ditur se pasi ekspertët e KEDS-it kanë dalur në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar që instalimi i rrymës nuk ka qenë i sigurt.
“Ekspertët e KEDS-it kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatu që instalimi i rrymës aty nuk është i sigurt dhe e kanë çkyç gjithë shtëpinë”, deklaroi zëdhënësi i Policisë.
17 vjeçari ka qenë nxënës në klasën e 11-të në Shkollën e Mesme Profesionale “Voskopojë”. /Insajderi.com