
Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot ka caktuar mbledhjen e kryesisë me shefat e grupeve parlamentare. Sipas informacioneve, kjo do të bëhet për shkak të caktimit të seancës së Kuvendit në të cilën pritet të hedhet në votim marrëveshje e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, të cilën ditë më parë Qeveria e Kosovës e ka miratuar dhe e ka proceduar për në Kuvend.
Dje është mbajtur mbledhja e komisionit për Punë të Jashtme, i cili e ka shqyrtuar marrëveshjen dhe e ka proceduar për votim në Kuvend. Kjo ka hasur në kundërshtim të fortë nga deputetët opozitar, të cilët në shenjë pakënaqësie, hodhën gaz lotsjellës në mbledhje.
Mirëpo, për sot është paraparë që të mbahet edhe mbledhja e Qeverisë nga ora 9:00, duke i paraprirë kështu mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, e cila pritet të mbahet nga ora 10:00./Insajderi.com