Aktakuzë ndaj tre personave për krim të organizuar dhe detyrim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë ndaj tre personave për krim të organizuar dhe detyrim

    Insajderi
    10 August 2016 - 12:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.B., O.B. dhe S.B., për shkak se kanë kryer  veprën penale  krimi i organizuar lidhur me detyrim.

    Sipas aktakuzës, të pandehurit A.B., O.B. dhe S.B., në bashkëkryerje tani me të ndjerin R.Sh., i cili është vrarë në gusht të vitit 2014, si dhe me disa persona tjerë, ende të paidentifikuar, si grup i organizuar kriminal, gjatë periudhës kohore shumëvjeçare kanë kryer një varg të krimeve të rënda penale me qëllim të përfitimit të dobisë financiare.

    Të pandehurit kanë bërë presione të vazhdueshme, si dhe kërcënime të rënda, në të dëmtuarit M.T., H.Sh. dhe  I.O., që ta lirojnë pronën e patundshme – ngastrën kadastrale me sipërfaqe prej 10.12.53 ha e cila gjendet në Fushë-Kosovë, në vlerë prej rreth 20 milionë euro.

    Pronar legjitim i kësaj tokë është kombinati  “Bujqësia”, ndërsa i dëmtuari M. T., 14 vjet më parë atë tokë e ka marrë me qira dhe në të ka ndërtuar disa objekte, po ashtu me vlerë milionëshe.

    Si rezultat i veprës penale, në mars 2014, i dëmtuari M. T., ka qenë i detyruar që të largohet nga prona e tij dhe të pandehurit ia kanë ndaluar edhe qasjen fizike në objektet e tij.

    Po ashtu, në aktakuzë thuhet se grupi i njëjtë kriminal, në mënyrë të njëjtë ka vepruar edhe me të dëmtuarin A. H, pronar i ngastrës e cila kufizohet me ngastrën e cekur më lartë, të cilin  e kanë detyruar që t’ia paguajë  165.000 euro.  Të pandehurit gjenden në paraburgim./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark