VV merr “përgjegjësinë” për shtyrjen e seancës për demarkacionin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV merr “përgjegjësinë” për shtyrjen e seancës për demarkacionin

    Insajderi
    10 August 2016 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një konference të quajtur si të “jashtëzakonshme” ka thënë se shtyrja e seancës për miratimin e demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, është si rezultat i rezistencës së tyre kundër këtij procesi.

    “Efekti i gazit u vërejt në fytyrën e shqetësuar të Kadri Veselit. Shtyrja e seancës për 1 shtator është rezultat i rezistencës së pa kompromis që po e zhvillojmë. Rezistenca jonë e pamundësoi Demarkacionin tash e një vit me radhë. Rezistenca jonë edhe më intensive dhe e fuqishme ditëve në vijim do ta pamundësojë tërësisht këtë marrëveshje”, ka shkruar VV.

    Në këtë konferencë, ka folur Dardan Sejdiu, i dyti i partisë dhe Donika Kadaj-Bujupi, të cilët bënë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me refuzimin e kësaj marrëveshje të dëmshme për vendin.

    Ai ka paralajmëruar vazhdimësi të aktiviteteve të tjera kundër kësaj marrëveshje duke mos specifikuar mjetet me të cilat do të kundërshtohet demarkacioni./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark