Policia belge është mobilizuar pasi ka marrë alarmin se në dy aeroplanë që pritej të ateronin në aeroportin e Brukselit ka bomba.
Siç njofton The Independent, alarmi për bombë është dhënë nga aeroplani tek qendrat e kontrollit. Kërcënimet kanë ardhur përmes mesazheve në Twitter.
Por, që të dy aeroplanët në fjalë kanë ateruar pa ndonjë incident.
Aeroplanët janë të një kompanie skandinave./Insajderi.com