Lutfi Haziri flet për Majlinda Kelmendin, Dua Lipën dhe Vetëvendosjen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri flet për Majlinda Kelmendin, Dua Lipën dhe Vetëvendosjen

    Insajderi
    10 August 2016 - 23:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i parë i LDK’së, Lutfi Haziri ka thënë se shtyrja e seancës për ratifikimin e Demarkacionit është vendosur për shkak të kalendarit të orareve që ka Kryesia e Kuvendit dhe kjo gjë nuk është bërë me ndonjë vendim të LDK’së.

    Duke folur për Rrokum TV, Haziri ka komentuar edhe për rikthimin e gazit lotsjellës në Kuvend, duke thënë se përkundër suksesit të Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike dhe koncertit të Dua Lipës në Prishtinë po ndodhin këto skena të gazit sa që po ndikojnë edhe në prishjen e imazhit të vendit.

    Kurse për fjalorin që po përdorin liderët në vend kohëve të fundit, Haziri ka thënë se janë devalvuar duke shtuar se kjo gjuhë nuk i përket politikanëve, derisa fjalorin e Visar Ymerit të Vetëvendosjes, e ka konsideruar si të papranueshëm por ka thënë se LDK nuk bie në grackën e tyre.

    Haziri po ashtu ka konfirmuar se në takimet që kanë mbajtur sot me strukturat e LDK’së janë pajtuar që të ruajnë unitetin politik dhe natyrisht edhe deputetët kanë thënë se duhet të i nënshtrohen vendimit të partisë për të votuar për demarkacionin dhe vendimet e tjera të rëndësishme që e presin vendin.

    Nënkryetari i LDK’së i cili njëherësh është edhe kryetar i Gjilanit ka thënë se LDK nuk ka më opcione të tjera veç të rrisë reflektimin e saj edhe karshi besimit qytetar dhe në këtë rast duhet me qenë unik që të tejkalohen edhe këto procese të rënda për vendin.

    Haziri ka thënë se vendi nuk mundet të mbahet peng i kauzave për territore të cilat veç janë zgjidhë madje edhe në bisedimet e Vjenës./Insajderi.com

    https://www.youtube.com/watch?v=xVdEdp08sWE


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark