Një i vdekur pas një aksidenti mes traktorit e veturës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një i vdekur pas një aksidenti mes traktorit e veturës

    Insajderi
    12 August 2016 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka vdekur pas një aksidenti kur një traktor u ndesh me një veturë në një rrugë në fshatin Shalë të Lipjanit.

    Sipas Policisë së Kosovës aksidenti ka ndodhur të enjten në mbrëmje, ku traktori pa targa u ndesh me veturë Golf IV me c`rast viktima që ka qenë në veturë nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve. Në këtë aksident u lëndua rënda edhe një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

    Policia njofton se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Kurse  i dyshuari lidhur me rastin është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark