Nesër fillon heqja e barrikadës mbi lumin Ibër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër fillon heqja e barrikadës mbi lumin Ibër

    Insajderi
    13 August 2016 - 23:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër në Mitrovicë do të fillojnë punimet për heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër dhe revitalizimin e kësaj pune.

    Ministrja për Dialog, Edita Tahiri më herët gjatë ditës ka njoftuar se punimet mbi lumin Ibër do të kryhen nga një kompani e kontraktuar nga Bashkimi Evropian.

    Për revitalizimin e urës ishte vendosur në Marrëveshjen e Brukselit, e arritur më 25 gusht të vitit 2015.

    “Ura e Mitrovicës po lirohet pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh që nga përfundimi i luftës dhe se Qeveria e Kosovës vlerëson lartë angazhimin e Bashkimit Evropian për zbatimin e kësaj marrëveshje e cila do të lehtësoj jetën e qytetarëve në atë pjesë të vendit duke kontribuar në normalizimin e komunikimit dhe bashkëpunimit mes qytetarëve dhe gjithë komuniteteve”, theksoi ministrja Tahiri.

    Më 18 qershor 2014, serbët mbollën pisha dhe i vendosën mbi urën e lumit Ibër. Këtë gjë ata e quajtën “Parku i Paqes”. Një ditë më herët ishin hequr gurët që qëndronin si barrikadë mbi këtë urë të cilat simbolizonin ndarjen e qytetit të Mitrovicës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark