Nis zbatimi i marrëveshjes për heqjen e barrikadës mbi Ibër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis zbatimi i marrëveshjes për heqjen e barrikadës mbi Ibër

    Insajderi
    14 August 2016 - 08:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka bërë të ditur se sot pritet të nisin punimet për heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër, i cili e ndanë Mitrovicën e Jugut me atë të Veriut.

    Sipas saj, kështu e përcakton marrëveshja e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë e 25 gushtit 2015.

    Pas lirimit të urës, ajo do të revitalizohet në mënyrë që t’u mundësohet qarkullimi i lirë për të gjithë qytetarët.

    Bashkimi Evropian e ka kontraktuar kompaninë “Sintek-K-ing” për heqjen e barrikadës dhe revitalizimin e urën./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark