
Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë’, Marko Gjuriq, ka thënë në një intervistë për RTS-në se nesër në Bruksel do të rifillojnë bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës mbi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe telekomunikacion.
Gjuriq ka folur edhe për hapjen e Urës mbi lumin Ibër, duke thënë se ura po hapet për shkak të punimeve aty dhe gjatë gjithë kohës do të jetë i vendosur KFOR-i për patrullim në pjesën e Mitrovicës Veriore.
Ai theksoi se Serbia është duke zbatuar të gjitha marrëveshjet që janë rënë dakord në Bruksel.
Ndërsa, duke komentuar vizitën e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden në Serbi, Gjuriq tha se kryeministri, Aleksandar Vuçiq tri herë tashmë është takuar me Biden, njofton Klan Kosova.
“Ne duam të ndërtojmë marrëdhënie sa më të mira që është e mundshme me Shtetet e Bashkuara dhe kjo është diçka që është në interes të popullit tonë”, ka thënë Gjuriq.