
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se vizita e zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është vizitë historike për Kosovën. Gjithashtu, ai shton se Biden është i përkushtuar për paqe në rajonin tonë, ka shkruar Thaçi përmes një postimi të tij në Facebook.
“Javën e ardhshme vjen Zëvendës-Presidenti Biden në Republikën e Kosovës. Kjo vizitë e mikut të Kosovës shënon një moment të ri dhe historik për Kosovën. Tash e 26 vite, Zëvendës-Presidenti Biden është i përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, ka shkruar Thaçi.
Presidenti thotë se populli Kosovës është krenar me mikun e tij, i cili edhe dha një kontribut në lirimin dhe pavarësimin e Kosovës.
“Populli i Kosovës është krenar me mikun i cili që nga fillimi i viteve nëntëdhjetë ishte shpresa dhe zëri i fuqishëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në Washington. Miqësia e Kosovës me SHBA-në është e përjetshme. Kosova dhe populli i saj i janë mirënjohës për jetë Zëvendës-Presidentit Biden dhe familjes së tij për kontributin e tyre. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë SHBA-në”, ka përfunduar postimi i tij./Insajderi.com