×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Gjilanit paralajmëron gjoba për ata që hedhin mbeturina

    Insajderi
    28 September 2018 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Inspeksioni në Komunën e Gjilanit paralajmëron të gjithë qytetarët dhe operatorët e ndryshëm, që nëse kapen duke hedhur mbeturina, do të marrin dënime të larta të cilat do të shqiptohen në vendin e ngjarjes.

    Shkollat në Gjilan janë duke e vazhduar aksionin për pastrimin e ambientit dhe njëkohësisht edhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbruara.

    “Nxënësit e shkollave pothuajse çdo ditë të mësimit janë duke punuar nëpër ambientet e shkollave nëpër të gjitha lokalitetet si nëpër fshatra ashtu edhe në qytet, që mbeturinat të largohen nga ambientet shkollore dhe rreth tyre, por edhe nëpër lagje të ndryshme, duke bërë që thirrja për pastrimin e Kosovës dhe Gjilanit të jetë një thirrje praktike dhe e menjëhershme”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark