Opozita shpërfillë kërkesat e Biden për demarkacionin e asociacionin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita shpërfillë kërkesat e Biden për demarkacionin e asociacionin

    Insajderi
    17 August 2016 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Thirrja e Zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden për të ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi dhe të krijimi Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë, duket se nuk ka ndryshuar qëndrimin e partive opozitare.

    Përfaqësues të Vetëvendosjes, AAK-së e Nismës për Kosovën kanë dhënë  sërish qëndrime tashmë të njohura lidhur me këto çështje.

    Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, ka thënë se Biden do të qëndrojë në Kosovë vetëm dy ditë “ndërsa këto projekte kanë pasoja jashtëzakonisht të dëmshme për territorin dhe Republikën e Kosovës.”  Në anën tjetër, Ardian Gjini nga AAK ka thënë se nuk është kundër marrëveshjeve, porse jo në këtë format. Ai i ka thënë televizionit Klan se “dilemat janë se si duhet të krijohet ai asociacion”.

    Demarkacioni me Malin e Zi do të votohet më 1 shtator në Kuvendin e Kosovës.  Opozita ka paralajmëruar protesta ndërsa edhe disa deputetë nga kampi qeveritar kanë thënë se nuk do të votojnë këtë marrëveshje./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark