Sherifi: Presionin për demarkacionin e kemi nga brenda, jo nga miqtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sherifi: Presionin për demarkacionin e kemi nga brenda, jo nga miqtë

    Insajderi
    18 August 2016 - 08:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i NISMA për Kosovën në Kuvendin e Kosovës, Bilall Sherifi ka thënë se vizita e nënpresidentit amerikan Joe Biden në vend është e një rëndësie të veçantë, pasi edhe një herë tjetër është konfirmuar mbështetja e ShBA-së për Kosovën.

    “Vizita e nënpresidentit Biden duhet të shihet nga dy aspekte. I pari është si vizitë rajonit, protokollare, zyrtare. Dhe tjetra është për përurimin e emërtimit të një rruge me emrin e të birit të tij Beau Biden”, ka thënë Sherifi.

    “Kosova ka pritur një mik të madh të saj. Një njeri i cili që nga viti 1997 ka kontribuar shumë për çështjen e Kosovës. Ai ka ardhur si një mik i Kosovës dhe si çdo vizitën e një nënpresidenti të SHBA-së ka një peshë të veçantë. Nuk ka thënë asgjë më shumë se që ka thënë presidenca amerikane për Kosovën, por prezenca e tij fizike i jep një peshë edhe më të madhe. Ne vazhdojmë t’i jemi mirënjohës kësaj mbështetje”, ka thënë më tej ai në Klan Kosova.

    Sa i përket çështjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, Sherifi ka deklaruar se Biden nuk ka kërkuar që dokumenti të miratohet se i tillë, por që procesi të kryhet, gjë të cilën është duke e kërkuar edhe opozita.

    “Biden nuk tha që duhet gjithsesi kjo marrëveshje për demarkacionin duhet të kalojë, por pasi që Hashim Thaçi vet e përmendi që Kosova do t’i miratojë këto marrëveshje sepse ndryshe vendi mbetet i izoluar. Këtë nuk e tha Biden. Përkundrazi ai the se Kosova do të ketë mbështetjen e SHBA-së dhe natyrisht që mbështesin përkushtimin e vendit. Ne si opozitë nuk po themi që nuk duhet demarkuar kufirin me Malin e Zi, por jo në këtë formë. Ne mendojmë që demarkacioni është kthyer në një çështje pothuaj të pakapërcyeshme. Biden nuk tha që duhet ratifikuar kjo marrëveshje, si e tillë”, ka thënë Sherifi.

    Ai ka thënë se duhet kaluar pak kohë që të dy palët të mendojnë me koka të ftohta dhe se opozita nuk po kërkon gjë tjetër veç korrigjimit të marrëveshjes, si çështje e vendit.

    “Duhet të ftohen kokat e të dy palëve, si të pozitës, si të opozitës dhe të ulet për t’u gjetur një zgjidhje për t’u korrigjuar kjo marrëveshje”, ka vlerësuar ai.

    “Ambasadori i Britanisë së Madhe ka thënë që çështja e demarkacionit është çështje e kosovarëve. Opozita i ka pasur vërejtjet e veta të cilat i ka konfirmuar Gjykata Kushtetuese. Ne jemi të bindur se Asociacioni ka rënë. Askush në Kosovë nuk është kundër demaskimit të kufirit me shtetet fqinje”, ka thënë Bilall Sherifi.

    Sherifi ka theksuar se deputetët e Kuvendit janë aty për t’i mbrojtur interesat e vendit dhe se assesi nuk mundet që opozita të cilësohet antiamerikane vetëm për ndonjë mospajtim që ka për një çështje të caktuar.

    “Ne jemi të thirrur për t’i mbrojtur interesat e Kosovës. Në asnjë rast nuk mendojmë që nëse nuk kemi përputhje të qëndrimeve për një çështje të caktuar jemi kundër SHBA-së. Kjo është diletante. Unë mendoj që liderët e shtetit janë kundër SHBA-së, sepse ka dekada që ajo kërkon që të luftohet korrupsioni, që tanimë ka marrë përmasa endemike”, ka thënë ai.

    “Sot duhet të sqarohet çështja e demarkacionit, jo të kalohet për hatër të kujtdo qoftë. I tërë ky proces duhet të rifillojë”, kujton Sherifi.

    Premtimet e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për luftën ndaj korrupsionit, Sherifi i ka cilësuar si joserioze, pasi, sipas tij, është vetë Thaçi që e ka filluar dhe zhvilluar këtë dukuri.

    “Thaçi ka mundur të mos e fillojë korrupsionin. E ka zhvilluar dhe rritur. Ai tanimë është bërë galopant. Unë nuk besoj fare në zotimit e Thaçit për ta luftuar korrupsionin. Ai ka qenë në krye të qeverisë që e ka filluar dhe zhvilluar korrupsionin. Zotimet e Thaçit nuk i merr më askush seriozisht. Të gjithë e dinë që zotimet i jep ndryshe, ndërsa veprimet i bën ndryshe”, ka thënë ndër tjera Sherifi në një emision në Klan Kosova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark