1 milionë euro për rrugën Lipjan-Gjilan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    1 milionë euro për rrugën Lipjan-Gjilan

    Insajderi
    18 August 2016 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Infrastrukturës do të investoj 1 milion euro për asfaltimin e rrugës Sllovi-Gjilan, që lidhë Lipjanin me Gjilanin.

    Ministri Lutfi Zharku, së bashku me kryetarin e komunës së Lipjanit Imri Ahmeti dhe kryetarin e Gjilanit Lutfi Haziri nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për financimin e këtij projekti.

    Realizimi i këtij projekti do të fillojë që në vitin 2017, ka bërë të ditur ministri Zharku.

    Rruga 8 kilometërshe, përveç që do të mundësoj qarkullimin më të lehtë mes Lipjani dhe Gjilanit, parashihet të shfrytëzohet edhe nga banorët e Kamenicës dhe të Bujanovcit për të komunikuar më lehtë me Lipjanin dhe Prishtinën. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark