Ahmeti: Burrështetas është ai që mendon për shtetin përtej mandatit të vet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Burrështetas është ai që mendon për shtetin përtej mandatit të vet

    Insajderi
    18 August 2016 - 12:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një statusi në Facebook, ka komentuar fjalimet e liderëve vendor të mbajtura me rastin e ardhjes së zëvendëspresidentit amerikan Joe Baiden.

    Ahmeti ka numëruar tipare të burrështetasve, fjalë që është përmendur shumë në fjalimet e tyre, e që sipas tij, burrështetas nuk janë ata që punojnë në dëm të vendit.

    “Meqë u përmend shpesh fjala burrështetas dje, burrështetas është ai që nuk e vjedh vendin e vet, që e vendos interesin e shtetit që e përfaqëson para interesit personal, nuk është ai që e ka rehatua krejt familjen e vet në dëm të shtetit e institucioneve, as  ai që ka orkestrua dhjetëra skandale në dhjetë vitet e fundit në dëm të shtetit, burrështetas nuk të bëjnë teshat e shtrenjta, e as stili i flokëve”, shkruan Ahmeti.

    Ndërsa për Ahmetin burrështetas është ai që mendon për shtetin  përtej mandatit të tij.

    “Edhe pse politikat e momentit mund të turbullojnë vijat e ndarjes, hajnat do të mbesin hajna, mashtruesit do të mbesin mashtrues, e burrështetasit e paktë që i kemi pas dhe do ti kemi do të mbahen mend si të tillë. Burrështetasve nuk kemi nevojë të ju thurim lavde”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

    Ai thotë se Kosova si një vend i respektueshëm nga ndërkombëtarët, në një kohë rekorde është kthyer në një vend të korrupsionit, krimit dhe izolimit.

    “Kosova prej një vendi me një status ndërkombëtar të respektueshëm, si viktimë e një lufte fashiste, në kohë rekorde 15 vjeçare është kthyer në vend të korrupsionit, krimit, izolimit, dhe e ka marr rolin e agresorit në pritje të gjykimit special për krime lufte. Vetëm artistët e sportistët ku shteti nuk ka arritur ti pengoj kanë arritur suksese”, ka shtuar më tej Ahmeti. /Insajderi.com

    [iframe id=”https://www.youtube.com/embed/videoseries?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark