Sejdiu: Miqësia me SHBA-në, u keqpërdor nga personazhet e përgjimeve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sejdiu: Miqësia me SHBA-në, u keqpërdor nga personazhet e përgjimeve

    Insajderi
    18 August 2016 - 13:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Prishtinës Dardan Sejdiu, ka thënë se miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë keqpërdorur klani “Pronto”, duke ju referuar personazheve të përgjimeve të “Dosjes së Shefave”, pas vizitës së zvëvendëpresidentin Joe Biden.

    Sejdiu ka përmendur edhe personalitete tjera nga Amerika që e kanë vizituar Kosovën që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, po sipas tij asnjë vend tjetër nuk ka dështuar më shumë se Kosova në zhvillimin e vet duke pasë përkrahjen e SHBA-së.

    “Kjo miqësi e SHBA-ve u keqpërdor nga klani Pronto. Kosova nuk u bë me ushtri dhe ekonomi, me drejtësi e shëndetësi, demokraci e republikë. Vizitat u shfrytëzuan nga klani Pronto për legjitimim të krimeve të tyre, propagandë që vetëm solli zhbërje të Republikës”, shkruan Sejdiu në Facebook.

    Sipas tij, përgjatë viteve në mes të këtyre vizitave, “Klani Pronto rehatoi familjar dhe aparatqik partiak në borde, shkatërroi ekonominë, uzurpoi prokurorinë dhe gjyqesinë, ndau Kosovën dhe po tenton të fal tokë”.

    “Miqësia me SHBA duhet të jetë ALEANCË. Korea e Jugut duhet të jetë shembull. Ndërsa klani Pronto duhet larguar për tu arritur ky synim”, shkruan Sejdiu. /Insajderi.com

    [iframe id=”https://www.youtube.com/embed/videoseries?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark