Arrestohet i dyshuari për sulm me thikë ndaj policit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet i dyshuari për sulm me thikë ndaj policit

    Insajderi
    18 August 2016 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë arrestuar dy persona për pengim të punës së policisë në Prishtinë.

    I dyshuari i parë është arrestuar pasi kishte tentuar të sulmoj me thikë zyrtarët policorë, të cilët kanë qenë duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik. Kurse personi i dytë që ka qenë kalimtarë i rastit ka ndërhyrë po ashtu duke i penguar zyrtarët policorë.

    Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:04 në Prishtinë në rrugën George Bush.

    Të dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

    Policia e Kosovës raporton se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 18 persona, për vepra të ndryshme penale. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark