As deputetet e koalicionit nuk ndryshojnë qëndrim për demarkacionin pas porosisë së Biden - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    As deputetet e koalicionit nuk ndryshojnë qëndrim për demarkacionin pas porosisë së Biden

    Insajderi
    19 August 2016 - 08:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kërkesa e zëvendëskryetarit të SHBA-ve, Joe Biden, për ta votuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nuk i ka bindur as disa deputetë të koalicionit qeverisës.

    Deputeti i PDK-së, Shaip Muja, ka thënë për gazetën “Zëri” se në parim demarkacioni nuk përbën ndonjë problem për ta votuar, por, siç thotë ai, jo siç ka propozuar Komisioni qeveritar.

    “Edhe unë jam për ta shtyrë përpara çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, por jo një gjë e tillë të bëhet me dyshime”, ka thënë Muja, duke shtuar se edhe Biden nuk insiston që demarkacioni të votohet me dyshime.

    Ai ka shtuar se duhet shqyrtuar pikërisht ato defekte të këtij versioni të paraqitur nga Komisioni Qeveritar, në mënyrë që të mos ketë probleme në të ardhmen në këtë drejtim.

    Ndërsa, deputeti i LDK-së, Arben Gashi, insiston se nuk duhet lidhur qëndrimi i deputetëve me mesazhet e Biden-it për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark