Bahtiri kërkon kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre në veri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri kërkon kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre në veri

    Insajderi
    19 August 2016 - 08:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, gjatë takimit me përfaqësuesit e UNHCR-it ka kërkuar që të zgjidhet problemi i 12 mijë shqiptarëve, të dëbuar nga veriu i Mitrovicës të cilët tani jetojnë në pjesën jugore të qytetit.

    Duke qenë se nëpër komunat e Kosovës po bëhen përgatitje për hartimin e planeve komunale për të zhvendosurit dhe për zgjidhje të qëndrueshme të çështjes së tyre, zyrtarë komunal të Mitrovicës kanë vërejtur se UNHCR, nuk i kanë të dhënat reale sa i përket shqiptarëve të zhvendosur.

    Strategjia, apo Plani Komunal për të Zhvendosurit i mbështetet nga UNHCR-i, i cili është në proces të  hartimit për komunën e Mitrovicës, tregon se kanë numërin më të madh të të zhvendosurve, të cilët jetojnë si refugjatë në qytetin e tyre, shkruan “Zëri”.

    Shumica prej tyre paguajnë qira, pasi që komuna nuk ka mjete për t’ua siguruar banimin, ndërsa serbët e veriut nuk lejojnë kthimin e tyre në shtëpi dhe banesa të veta./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark