Sot mbahet protesta e pestë e #PROTESTOJ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mbahet protesta e pestë e #PROTESTOJ

    Insajderi
    19 August 2016 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupi i qytetarëve #PROTESTOJ  sot do të organizoj protestën e pestë me rasdhë, kundër krimit dhe korrupsionit, duke u bërë ftesë qytetarëve që tu bashkohën në sheshin “Zahir Pajaziti”, nga ky pritet të filloj marshi.

    “Qytetarë të Kosovës, ju ftojmë t’i bashkoheni protestës së radhës #Protestoj 5, e cila do të mbahet të premten, më datën 19 gusht 2016, në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 17:00”, thuhet në faqen e tyre në Facebook.

    Protestat e këtij grupi qytetarësh filluan dy javë më parë, prej kur Gazeta Online Insajderi  ka nisur publikimin e një serie telefonatash të përgjuara të zyrtarëve të lartë të PDK-sëpërmes të cilave dëshmohet se si kjo parti shtrinë ndikimin e vet në institucionet publike të vendit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark