VV kërkon dorëheqjen e Thaçit dhe Veselit pas publikimit të “Dosjes së Shefave” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV kërkon dorëheqjen e Thaçit dhe Veselit pas publikimit të “Dosjes së Shefave”

    Insajderi
    19 August 2016 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje, përmes një konference për media u bëri thirrje presidentit Hashim Thaçit dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli për të dhënë dorëheqje, pasi sipas tyre nga publikimi i “Dosjes së Shefave”, u dëshmua synimi i tyre për t’i kapë institucionet publike.

    Albulena Haxhiu deputete e Vetëvendosjes, tha se është pamjaftueshme dorëheqjen e Adem Grabovcit prej pozitës së Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së.

    “Përmes punësimit të militantëve dhe familjarëve në polici e gjyqësi, këta kriminelë e kanë marrë kontrollin mbi shtetin. Kjo ua mundëson atyre që të kryejnë krime pa rrezikun që do të ndëshkohen”, tha Haxhiu.

    Kurse, Ylli Hoxha anëtari anëtar i kësaj partie tha se pa dorëheqjen e “dy kokave të krimit Thaçi e Veseli”, nuk mund të ketë stabilitet e as shtet të mirëfilltë.

    Sipas Hoxhës, Grabovci nuk e pranoi fajin duke thënë se ai ka punësuar njerëz, por e pranoi pasi u rrit presioni publik.

    “Adem Grabovci e kishte pranuar edhe vetë në njërin nga përgjimet që ai është thjeshtë ekzekutues i planeve të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Asgjë në këtë aktivitet kriminal të ekzekutuar nga Adem Grabovci, nuk ka ndodhur pa planifikimin dhe dijeninë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Ju e keni dëgjuar edhe në përgjime se si ai për të justifikuar veprimet e veta vazhdimisht u referohet bisedave me Thaçin dhe Veselin”, tha Hoxha.

    Lëvizja Vetëvendosje u bëri edhe një herë thirrje qytetarëve të dalin në protestat e organizuara kundër krimit dhe korrupsionit, pasi sipas tyre “vetëm kështu mund të largohen të korruptuarit”.

    Gazeta Online Insajderi  ka nisur publikimin e një serie telefonatash të përgjuara të zyrtarëve të lartë të PDK-sëpërmes të cilave dëshmohet se si kjo parti shtrinë ndikimin e vet në institucionet publike të vendit./Insajderi.com

    [iframe id=”https://www.youtube.com/embed/C-X6IOZn3E4″]


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark