Një shpërthim vetëvrasës ka ndodhur në Turqi të shtunën mbrëma ku të paktën 22 persona janë vrarë, dhe 90 të tjerë janë plagosur.
Siç raporton Reuters, mësohet se një kamikaz ka hedhur vetën në erë në një dasmë në Gaziantep, qytet ky i cili ndodhet në kufi me Sirinë.
Guvernatori i qytetit Gaziantep, Ali Yerlikaya, e ka cilësuar ngjarjen si “sulm terrorist”.
Deri më tani, askush nuk e ka marrë përsipër këtë sulm por kryeministri turk ka bërë të ditur se ka qenë një sulm i planifikuar./Insajderi.com