LDK thërret prishtinasit ta mbrojnë qytetin me protesta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK thërret prishtinasit ta mbrojnë qytetin me protesta

    Insajderi
    21 August 2016 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia e Isa Mustafës u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protesta kundër “kapjes së shtetit dhe përjashtimin e militantëve të Vetëvendosjes nga kapja e Komunës së Prishtinës”.

    “LDK në Prishtinë, po ashtu, i bën thirrje qytetarëve që po organizojnë protesta kundër kapjes se shtetit, që të përjashtojnë nga radhët e tyre përfaqësuesit e inkriminuar të VV-së dhe që marshimin e tyre ta përfundojnë para Komunës së Prishtinës, ku çdo ditë po punësohen në mënyrë joligjore dhjetëra persona me precedentë penalë aktivistë të VV-së, po jepen tenderë për kompani që financojnë veprimtaritë antishtetërore të VV-së, ku ushtrohet dhunë fizike e psikike ndaj zyrtarëve jopolitikë të Komunës me qëllim të detyrimit të dorëheqjes së tyre, ku përgatiten molotovë që më pas hidhet mbi policë e institucione si dhe mekanizma për rrotullimin e makinave zyrtare…”, shkruan në komunikatën e dërguar për media./Inajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark