E paraburgosura për trafikim të narkotikëve vdes nga kanceri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E paraburgosura për trafikim të narkotikëve vdes nga kanceri

    Insajderi
    21 August 2016 - 21:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një e paraburgosur si e dyshuar për trafikim të narkotikëve ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Sipas të dhënave nga Qendra Korrektuese në Lipjan, bëhet fjalë për Bedrije Zejnullahun, e cila ka vdekur nga kanceri.

    “E ndjera është Bedrie Zejnullahu, ka qenë e dyshuar për trafikim të narkotikëve dhe ka vdekur në Kirurgjinë Abdominale”, ka thënë Sokol Zogaj drejtor i Shërbimit Korrektues për Insajderin.

    Sipas zyrtarit të Qendrës Korrektuese, trupi i së ndjerës është dërguar në Obduksion dhe se të pranishëm kanë qenë edhe familjarët.

    Mosha e së ndjerës nuk është bërë e ditur. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark