Thaçi nuk flet për veprimet e veta, komenton Shpend Ahmetin dhe Adem Grabovcin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi nuk flet për veprimet e veta, komenton Shpend Ahmetin dhe Adem Grabovcin

    Insajderi
    21 August 2016 - 22:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka komentuar për së dyti herë, përgjimet e publikuara në Dosjen e Shefave nga Gazeta Insajderi, duke mos dhënë asnjë deklaratë apo përgjegjësi për deklarimet e tija në dosjen e katërt, ku ai si kryeministër urdhëron shefin e grupit të koalicionit se si të votojnë dhe kur ti votojnë ligjet.

    Por presidenti, ka vendosur që të përmend kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili sot është akuzuar se ka punësuar militant dhe anëtar të Lëvizjes Vetëvendosje në komunë, duke e lidhur këtë rast me atë të Adem Grabovcit.

    “Nuk dëshiroj që të hyjë në detaje e komentimit të opinioneve të shfaqura në mes të partive politike, por mendoj se autoritetet dhe institucionet përgjegjëse duhet të japin përgjigje edhe të zhvillimeve negative në Komunën e Prishtinës e edhe opinioneve të shfaqura në ato përgjime nga Shpend Ahmeti dhe Grabovci”, ka thënë Thaçi për RTV Dukagjini.

    Në dosjen e katërt të botuar në gazetën Insajderi, shpërfaqet sesi presidenti i vendit, Hashim Thaçi është koordinuar për gjithçka me Adem Grabovcin. Ata, bëjnë plane se si të deklarohen rreth një iniciative të Lëvizjes Vetëvendosje për masën e reciprocitetit me Serbinë. Ata ishin kundër kësaj iniciative. Bashkëbiseduesit sulmojnë vazhdimisht Jakup Krasniqin duke e quajtur Sheqer. AKR-së në koalicion, i referohen si “Pacollat”.

    Dosja e Shefave IV: Koordinimi i Thaçit e Grabovcit për bllokimin e reciprocitetit me Serbinë  

    Insajderi sjell gjashtë biseda të tyre telefonike të përgjuara me vendim të Gjykatës.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark